Flota e 49-të e shoqërimit e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, u nis të mërkurën në mëngjes nga një port ushtarak në Sanya të provinc’s Hainan e Kinës Jugore, me destinacion Gjirin e Adenit dhe ujërat pranë Somalisë, për të kryer misione shoqërimi në rajon.
12-Aug-2026
Gjatë muajit korrik Kina vijoi vrullin në eksportin e automjeteve, bëri të ditur të mërkurën Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve e Kinës. Sipas të dhënave të fundit, në korrik të këtij viti, numri i automjeteve të eksportuara arriti në 1.043 milionë, një rritje prej 0.6% në bazë mujore dhe një rritje prej 81.3% në bazë vjetore. Ndër to, numri i eksporteve të automjeteve me energji elektrike ishte 553 mijë, me një rritje prej 5.7% në bazë mujore dhe 145.5% në bazë vjetore.
12-Aug-2026
Kina do të shtojë përpjekjet për të forcuar ruajtjen ekologjike gjatë periudhës 2026-2030, ndërsa vazhdon të ndjekë modernizimin e gjelbër, sipas një plani zhvillimi të publikuar së fundmi. Sipas planit të publikuar bashkërisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, Ministria e Burimeve Natyrore dhe departamente të tjera, Kina synon të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e ekosistemeve të saj, të rrisë diversitetin, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve, si dhe të mbrojë më mirë sigurinë ekologjike të vendit.
12-Aug-2026
Të martën Kina kundërshtoi me forcë kritikat e ShBA-së mbi një deklaratë të përbashkët, në lidhje me njoftimin e Kinës për lëshimin e një rakete balistike, duke akuzuar Uashingtonin se po përdor Konferencën për Çarmatimin si një platformë për "manipulim politik dhe aplikimin e standardeve të dyfishta".
12-Aug-2026
Financimi për emergjencat civile është rritur mbi 13-fish në shtatë vitet e fundit, nga 430 milionë lekë në vitin 2020 në 5,79 miliardë lekë në vitin 2026, bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj.
12-Aug-2026
Të ardhurat doganore në muajin korrik të këtij viti arritën në 23,5 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 223 milionë lekë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.
12-Aug-2026
Qendrat shëndetësore verore vijojnë ofrimin e shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj në të gjitha zonat turistike të Shqipërisë. Gjatë periudhës 3-9 gusht 2026, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se janë kryer gjithsej 6229 vizita, 10% të të cilave për pushuesit e huaj.
12-Aug-2026
Popullsia e Shqipërisë shënoi shtesë natyrore pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2026, me 218 lindje më shumë se vdekje, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, cituar nga “ATSH”. Gjatë periudhës prill-qershor u regjistruan 5083 lindje, 3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të
12-Aug-2026
Baka, 73 vjeç, kandidati i vetëm në zgjedhje, mori 140 vota në një votim të fshehtë. Ai u nominua nga partia në pushtet Tisza, e cila mban shumicën parlamentare prej dy të tretash të nevojshme për të zgjedhur presidentin pa mbështetjen e opozitës, bën të ditur “Xinhua”.
12-Aug-2026
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vazhdueshëm i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) ka tejkaluar 2,000, sipas shifrave të publikuara të martën nga autoritetet e shëndetit publik të vendit.
12-Aug-2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të qeverisë amerikane. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vuri në dukje se temperatura mesatare arriti në 24.9 gradë Celsius. Korriku 2026 i tejkaloi rekordet
12-Aug-2026
Pothuajse tre të katërtat e Anglisë tani janë në thatësirë ndërsa kushtet po përkeqësohen pas një fillimi të thatë të gushtit, paralajmëroi Grupi Kombëtar i Thatësirës. Grupi paralajmëroi se të gjitha rajonet e Anglisë po përjetojnë presion mbi burimet e tyre ujore, me ndikime në rritje në
12-Aug-2026